
SHBA- Anitta tregoi përvojën e saj të tmerrshme mjekësore. Artistja braziliane tha për "InStyle" se ishte shtruar në spital për disa muaj pasi deri në fund të vitit 2022, pasi dyshohej se kishte kancer.
"Kisha probleme në mushkëri, kisha një frikë se mund të kisha kancer. Kam kaluar muaj të tërë në spital. Askush nuk e kuptonte se çfarë kisha,"-tha ajo për gazetën në një intervistë të botuar më 14 shtator.
Pavarësisht se iu nënshtrua një morie ekzaminimesh mjekësore, Anitta tha se gjendja e saj mbeti një mister. Këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me simptomat apo sëmundjen e saj.
Në fund, Anitta-s iu tha të kërkonte trajtim shpirtëror, ndaj edhe kontaktoi me një shaman, një një shërues shpirtëror.
Pikërisht atëherë, sipas Anittës, gjërat filluan të ndryshojnë.
"U ktheva krejtësisht e ndryshuar."
Më pas, Anitta - e lindur Larissa de Macedo Machado - tha se çdo test shtesë nuk tregonte më probleme lidhur me shëndetin e saj. Aktualisht teksa vazhdon të punojë në karrierën e saj muzikore, Anitta është në lidhje me aktorin italian Simone Susinna, tregoi se krijimi i një familjeje është vënë në plan të dytë./Zëri.ai