Qytetërim

Arbër Hoxha prezantohet te Dinamo Zagreb: Dua të luaj në ndeshjen Shqipëri-Kroaci

Arbër Hoxha theksoi se e ka pasur ëndërr të luajë me Dinamon e Zagrebit, dukee shtuar se uron të luajë në ndeshjen Shqipëri-Kroaci, e cila luhet për Euro 2024.

D.XH
Arbër Hoxha prezantohet te Dinamo Zagreb: Dua të luaj në ndeshjen
Arber Hoxha

ZAGREB - Sulmuesi nga Kosova Arbër Hoxha mbrëmjen e së martës iu bashkua përgatitjeve të Dinamo Zabreg në Rovinj. Ai nuk luajti në ndeshjen ndaj Triglav të mërkurën, por sipas asaj që flitet, minutat e para për skuadrën e Sergej Jakiroviçit do t'i luajë të shtunën në përballjen me Celjen. Megjithatë, ai tashmë është stërvitur me blutë, ka takuar bashkëlojtarët e rinj. Ai ishte një zgjedhje e trajnerit Sergej Jakiroviç, ai donte ta sillte dhe ta kishte në listë, sepse tha se i duhej pikërisht ai lloj lojtari.

“E dini, ishte vetëm një arsye pse erdha në Kroaci. Vetëm një, doja të luaja për Dinamo Zagrebin. Dhe e dija që do të ndodhte një ditë. Tani ajo ditë ka ardhur. Prandaj jam jashtëzakonisht i lumtur, jam i fokusuar maksimalisht në atë që kam përpara, në pjesën pranverore të sezonit, dua të fitoj me Dinamon”, tha Arbër Hoxha.

Ai u pyet se çfarë pret të arrijë me fanellën e Dinamo Zagreb. “Kam pasur disa oferta, por për mua zgjedhja kryesore ka qenë vetëm Dinamo e Zabregit. E prita gjatë këtë transferim, situata ishte paksa stresuese, por tani kam firmosur dhe jam plotësisht i relaksuar."

Më pas, e pyesim se a do të të jetë kaq i relaksuar nëse në Dinamo do të mbërrijë Josip Brekalo, që luan në pozicionin e tij dhe me të mund të ketë shumë konkurrencë. “Dinamo ka shumë lojtarë cilësorë në listën e saj. Unë besoj në veten time, në minutat e mia, nuk kam frikë nga konkurrenca. Konkurrenca? Në rregull, ai që do të jetë më i mirë do të luajë”, deklaroi Hoxha.

Arbëri foli për ditët e tij në Koprivnicë, në Slaven Belup.

Arbër Hoxha: Njerëzit tek Sllaven Belup më dhanë besimin e tyre, do ta them njëqind herë - faleminderit. Ata nuk do t'i harroj kurrë, ata më dhanë gjithçka që duhej për të arritur atë që doja, ardhja në Dinamo.

Kur e pyetëm se cila është karakteristika e tij më e mirë e lojës, ai ishte mjaft i qartë.

Arbër Hoxha: Mendoj se jam më i miri në lojën “një për një”. Driblimi është pika ime më e fortë, besoj se me të bëj diferencën në fushë.

Kur vjen një lojtar në ‘shtëpinë blu’ dhe kur është sulmues,  na intereson gjithmonë sa gola ka ndërmend të shënojë, sa asistime. A ka vendosur një numër, një shifër sesa mund të arrijë…

Arbër Hoxha: Nuk mund të flas për këtë, sepse do të ishin vlerësime joreale, nuk ka si ta dimë këtë. Di vetëm se në çdo seancë stërvitore, në çdo ndeshje, do të jap njëqind për qind nga vetja, më të mirën që kam. Gjëja më e rëndësishme për mua është të jem i shëndetshëm.

Çfarë i tha trajneri Sergej Jakiroviç kur u stërvit në Rovinj?

Arbër Hoxha: Më ndihmoi shumë, kjo do të thotë shumë për mua. Dua të luaj sa më mirë që të justifikoj besimin që më ka dhënë. Vërtet, unë kam qenë këtu për një kohë të shkurtër, sapo kam ardhur, por me gjithçka që kam parë deri më tani në atë kohë të shkurtër, u kënaqa, u takova me të gjithë trajnerin, stafin stërvitor, shokët e skuadrës. Mund të shijoj dhe të pres vetëm minutat e mia të para në fanellën blu.

E pyetëm se cili është lojtari më i mire sipas tij te Dinamo Zabreg, e ai u përgjigj me buzëqeshje dhe diplomatikisht.

Arbër Hoxha: Në këtë ekip të Dinamos luajnë shumë yje të mëdhenj. Kudo që të ktheheni, shihni vetëm lojtarë të mëdhenj.

Interesant është fakti se Hoxha ka luajtur në Lokomotiva Zagreb para se të luajë me Slaven Belupe, e ai nuk ka luajtur shumë atje.

Arbër Hoxha: Është e vërtetë, nuk kam luajtur shumë atje. Sinqerisht, nuk e di se çfarë ndodhi atje. Por pas kësaj shkova te Slaven Belupo dhe gjithçka shkoi në drejtimin e duhur për mua, gjë që përfundimisht më solli në klubin ku gjithmonë kam dashur të luaj.

Hoxha është nga Kosova, por asnjëherë nuk ka marrë ftesë në Kombëtaren e Kosovës...

Arbër Hoxha: Po, nuk jam ftuar asnjëherë në Kombëtaren e Kosovës. Por më telefonuan nga Shqipëria, mora pasaportën shqiptare. Epo tani pres një ftesë nga Kombëtarja Shqiptare. Dua të luaj në Europian dhe njëkohësisht të luaj me Dinamo Zagreb, të luaj me fanellën e Kombëtares Shqiptare. Dhe dua të luaj në ndeshjen Shqipëri – Kroaci!

Ndryshe, Hoxha ka luajtur edhe për Ballkanin, skuadra që mundi Dinamo Zagrebin në grupet e Conference League.

Arbër Hoxha: Sigurisht që u befasova me atë rezultat, ku Ballkani e mposhti Dinamo Zagrebin në Prishtinë.

Si e sheh ai pjesën pranverore të kampionatit, betejën e Dinamos me Hajdukun për titullin kampion?

Arbër Hoxha: Hajduku aktualisht është i pari në renditje, por kampionatin besoj se do ta fitojë Dinamo!

Meqë ra fjala, duke folur për Hajdukun, a mund të shkonte atje?

Arbër Hoxha: Gjithmonë kam menduar vetëm për Dinamon!/Jutarni List - ZËRI/

Poll

MOS HUMB