Qytetërim

Arbitri shqiptar ndërpret ndeshjen, tifozët gjuajtën me topa bore

Në ndeshjen e luajtur mes NJK dhe Aberdeen, që përfundoi në barazim 2:2, arbitri shqiptar Genc Nuza ka ndërprerë sfidën në minutën e 77, sepse tifozët gjuajtën me topa bore.

D.XH
Arbitri shqiptar ndërpret ndeshjen, tifozët gjuajtën me topa bore
Debore ne fushe

FINLANDË – Ekipi finlandez i HJK dhe Aberdeen kanë barazuar me rezultatin 2:2 në raundin e pestë të grupit G në Conference League. Në Helsinki, sfida përfundoi 15 minuta me vonesë.

Kjo sepse tifozët vendas gjetën një mënyrë për të bërë protagonistin. Në minutën e 77, ata hodhën topa bore në fushë. Duke qenë se situata u përsërit, arbitri kryesor Genc Nuza nga Kosova ka ndërprerë ndeshjen. Sfida rinisi dhe u mbyll në barazim.


NJK dhe Aberdeen janë skualifikuar nga kompeticioni, pasi janë larg me pikë ekipeve të PAOK-ut dhe Frankfurtit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB