
PRISHTINË- Këngëtari nga Kosova, Valon Shehu ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, për shkak se është kapur me kokainë. Muzikanti dhe kitaristi i njohur, sipas gazetës "Sinjali", është prangosur mbrëmë në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë.
34-vjeçari fillimisht u ndalua për kontroll nga Policia pasi kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Më pas, gjatë kontrollit në mjetin e tij, i është gjetur kokainë, por nuk bëhet me dije sasia. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në Komisariat ku edhe është marrë në pyetje nga hetuesit.
Ndërkohë ndaj tij, prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”./ZËRI