Qytetërim

Arrestohet "Superman-i", ishte i dehur në timon

Aktori 47-vjeçar Tom Welling luajti superheroin e famshëm për 10 vjet.

k.m.
Arrestohet "Superman-i", ishte i dehur në timon
Tom Welling

SHBA- Aktori Tom Welling, i cili luajti rolin e "Superman" në serialin "Smallville", u arrestua pak ditë më parë në Kaliforni. 47-vjeçari u vendos në pranga për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit. Ndaj dhe u vendos në paraburgim pak pas mesnatës së të hënës së 27 janarit.

Siç raportoi TMZ, duke cituar të dhënat e Policisë, niveli i tij i alkoolit në gjak ishte 0.08%. Po ashtu, u publikua edhe "mugshot" (fotoja e arrestimit) që u komentua shumë nga fansat e serialit.

Arrestohet "Superman-i", ishte i dehur në timon
Tom Welling

“Uau, ai vërtet është moshuar...,”- ka shkruar njëri, ndërsa një tjetër thotë: Duket katrahurë! Është plakur... Ka qenë kaq simpatik!

Welling njihet më së shumti për rolin e tij si "Clark Kent" në serialin "Smallville" (Superman: The Younger Years), ku u shfaq në 217 episode nga viti 2001 deri në 2011./ZËRI

Poll

MOS HUMB