
LOS ANGELES- Pavarësisht se në një kohë të shkurtër do të sjellë në jetë fëmijën e tij, Megan Fox nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me Machine Gun Kelly. Megan Fox zbuloi në nëntor 2024 se ishte shtatzënë, por disa javë më pas, ajo dhe reperi u ndanë. Edhe pse Megan Fox nuk e ka pranuar publikisht, familjarët e saj kanë thënë se ai e tradhëtoi.
Prej ndarjes, ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me të, ndërsa u zhvendos në një shtëpi pranë ish-bashkëshortit të saj, Brian Austin Green, në mënyrë që të jeyë pranë tre fëmijëve që i ka nga martesa e saj e parë.
Një mik i ngushtë i ish-çiftit që foli për TMZ, tha se nuk kanë asnjë komunikim, ndërsa theksoi se “Megan Fox nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të. Të gjithë rreth saj janë të lumtur që ajo u nda me të. Ata e ndjejnë se më në fund ajo ka ardhur në vete”, tha një mik i aktores.
Pasi e përshkroi marrëdhënien mes tyre si të “bllokuar”, ai vuri në dukje se nuk e di se si do të veprojë Machine Gun Kelly kur të lindë fëmija i tij. Nga ana e tij, muzikanti mohon akuzat se ka tradhtuar Megan Fox.
Madje në deklaratat e fundit ai shprehu dëshirën për të rritur bashkë fëmijën e tyre.
“Ai e ka kontaktuar sepse e do shumë. Nuk kishte asnjë tradhëti nga ana e tij, por ai e kupton që e lëndoi atë. Ai nuk dëshiron asgjë më shumë se të paktën të rrisin këtë fëmijë së bashku”, shpjegoi së fundmi një burim pranë reperit./ZËRI