Qytetërim

Arsyen nuk do e besoni! Daddy Yankee tërhiqet nga muzika

Ai njoftoi se nga tani e tutje do t’i përkushtohet besimit të tij fetar.

f.t
Arsyen nuk do e besoni! Daddy Yankee tërhiqet nga muzika
Daddy Yankee

SHBA- Daddy Yankee është tërhequr zyrtarisht nga stili i tij reggaeton dhe muzika në përgjithësi. Ai njoftoi se nga tani e tutje do t’i përkushtohet besimit të tij fetar.

Artisti 46-vjeçar e bëri njoftimin surprizë në një fjalim të gjatë pas performancës finale të hitit të tij global “Gasolina”.

“Njerëzit e mi, kjo ditë për mua është dita më e rëndësishme e jetës sime. Dhe dua ta ndaj me ju, sepse të jetosh një jetë të suksesshme nuk është njësoj si të jetosh një jetë me qëllim. Për shumë vite jam përpjekur të mbush një boshllëk në jetën time që askush nuk mund ta mbushte. U përpoqa të gjeja një qëllim, në shumë raste, më dukej sikur isha i lumtur, por diçka më mungonte që të ndihesha i plotë.”, shprehet artisti.

Gjithashtu në një postim në Instagram, Daddy shkruan: Ky është fundi i një kapitulli dhe fillimi i një kapitulli krejt të ri. Pavarësisht se mbante syze dielli elegant në skenë, lotët që rridhnin në fytyrën e tij ishin të dukshme për mijëra fansa anembanë botës që e ndoqën nga afër përmes transmetimit të drejtpërdrejtë. Daddy Yankee njoftoi se do të nisë "një fillim të ri" si Ramon Ayala, emri i tij i lindjes.

Poll

MOS HUMB