
EUROPË- Asnjë si Leo Messi! Ylli argjentinas ka fituar "Topin e Artë" 2023. 36-vjeçari e merr këtë çmim për herë të 8 në histori, duke vendosur REKORD. I vetmi që mund t'i aforhet është Cristiano Ronaldo, por ylli portugez është vlerësuar me këtë trofe 5 herë, ndërsa në 2017 e mori për herë të fundit. Kapiteni i Argjentinës mori votat për rolin e tij në fitimin e Kupës së Botës nga bardhëekaltrit në Katar 2022. Ai bëhet lotjari i vetëm që nuk luan në Europë që e merr këtë çmim.
Me një mesazh në rrjetet sociale, Messi shprehu emocionet për këtë vlerësim.
"Vetëm kam fjalë falënderuese për të gjithë njerëzit nga e gjithë bota që më kanë mbështetur shumë gjatë gjithë karrierës sime dhe të cilëve dua që t'ua dedikoj në mënyrë speciale këtë çmim, bashkë me familjen time që më ka qëndruar në krah. Ky është një Top i Artë që duan ta ndaj me shokët e kombëtares, stafin teknik e punonjësit e tjerë, sepse pa botërorin që e fituam së bashku, do të ishte e pamundur që ta merrja këtë çmim. Urime për të gjithë të vlerësuarit dhe shumë faleminderit!"
Nga votat e 100 gazetarëve nga e gjithë bota, në vend të dytë doli norvegjezi Erling Haaland, e pas tij ylli francez Kylian Mbappe. I katërti në listë ishte mesfushori i Manchester City Kevin de Bryune. Ylli i Manchester City Haaland u vlerësua me çmimin “Gerd Muller”, duke u shpërblyer për 52 golat e shënuar sezonin e shkuar, që ndihmuan ekipin të fitonte tripletë.
Emiliano Martinez, portieri kampion bote me Argjentinën mori çmimin “Yashin”, si portieri më i mire i vitit.
Lojtari i Real Madridit, Vinicius Junior u nderua me çmimin “Sokrates”, që i jepet futbollistëve që janë dalluar për angazhimet e tyre sociale në ndihmë të komuniteteve. Ndërsa talenti i "Galaktikëve" Jude Bellingham fitoi “Kopa Trophy”, duke u shpallur futbollisti më i mirë U-21.
Ekipi i Barcelonës u zgjodh si më i miri në futbollin e femrave, ndërsa Mancheser City, skusdra më e mirë e vitit për meshkuj. "Topin e Artë" për femra e mori mesfushorja e Bsrcelonës Aitana Bonmati, e cila e mbylli sezonin në mënryë perfekte duke fituar kampionatin, Champiosn League dhe Kupën e Botës me Spanjën./Zëri.ai