
KANADA- Të enjten, më 23 maj, u publikua traileri zyrtar i "I Am: Celine Dion", një dokumentar biografik për karrierën e Celine Dion në industrinë e muzikës, por edhe sprovat që i është dashur të përballet. Së fundmi, ajo është diagnostifikuar me sindromën e njeriut të ngrirë (Stiff Person Syndrome).
Në trailer, Celine Dion flet para kamerës me lot në sy. Për betejën e saj me sindromën, ajo thotë: Punoj shumë çdo ditë. Më mungon shumë bota, më mungon. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci dhe nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Nuk do të ndalem!
VIDEOJA:
View this post on Instagram
Në dhjetor të vitit 2022, Dion iu drejtua fansave të saj me lot në sy, duke thënë se sëmundja që ka është e pashërueshme dhe e ka detyruar të anulojë turneun evropian "Courage World Tour". Prej sëmundjes, asaj iu anuluan tetë koncerte të planifikuara për verën e vitit 2023./ZËRI