Qytetërim

Babai i Yamal po e shtyn të largohet nga Barcelona? Zbulohet 'presioni' i tij ndaj klubit, avionë privatë...

Babai i Lamine Yamal është bërë më ndikues mbi të birin që nga ngritja e tij në famë në futbollin botëror, sipas Romain Molina.

zh.ll
Babai i Yamal po e shtyn të largohet nga Barcelona? Zbulohet
Mounir Nasraoui-lamine yamal

SPANJË- Ylli spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal, është shndërruar në kryefjalën e mediave që prej paraqitjes së tij fantastike në Euro 2024. Çdo gjë që ai bën, qoftë edhe dëmtim me largim jashtë fushave, përbën një polemikë më vete. Por, jo vetëm ai, madje edhe njerëzit që e rrethojnë, familjarët e tij gjithashtu shpesh janë të përshirë në lajme dhe polemika. 

Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal është bërë më ndikues mbi të birin që nga ngritja e tij në famë në futbollin botëror, sipas Romain Molina. Gjatë vitit të kaluar, babai i Lamine-s i ka rritur kërkesat ndaj të birit, duke rezultuar në një kontratë të re shumë të mirë që vlen deri në vitin 2031 dhe sipas së cilës Lamine do të fitojë më shumë se 300,000 euro në javë.

Por sipas gazetarit, babai i Lamines gjithashtu ushtroi presion mbi klubin që ta mbështeste më shumë lojtarin në përpjekjen e tij për Topin e Artë. Barcelona ndoqi narrativën e medias duke favorizuar lojtarin e ri, ndërsa Raphinha pati një sezon statistikisht më të mirë.

Në dhomën e zhveshjes së Barçës, ky veprim i klubit nuk u prit mirë. Motoja e klubit bazohet në unitet. Por perceptohet se Barcelona vazhdimisht ka thënë "po" për gjithçka për Lamine-n, pavarësisht disa kërkesave të çuditshme, siç është kërkesa për avionë privatë.

18-vjeçari po tërheq interes të konsiderueshëm nga PSG dhe klube të tjera të mëdha si Manchester City. Ekzistojnë shqetësime se ylli i Blaugranëve mund të largohet nga Barça në një transferim spektakolar të iniciuar nga babai i tij, siç ndodhi me Neymar në vitin 2017./ZËRI

Poll

MOS HUMB