Qytetërim

'Back to black'/ Del trailer-i i filmit për Amy Winehouse

Artistja ikonë do të mishërohet në film nga aktorja Marissa Abella , transformimi i së cilës do të emocionojë të gjithë fansat e Amy. 

k.m.
'Back to black'/ Del trailer-i i filmit për Amy Winehouse
Amy Winehouse

SHBA- Biografia e Amy Winehouse do të publikohet në prill. Studiocanal ka zbuluar trailerin e parë të filmit "Back to Black", i cili tregon jetën e këngëtares së njohur Amy Winehouse. Artistja ikonë do të mishërohet në film nga aktorja Marissa Abella , transformimi i së cilës do të emocionojë të gjithë fansat e Amy. Filmi biografik, i cili do të nisë transmetimin më 12 prill, përshkruan karrierën e këngëtares që nga ditët e saj të hershme në skenën muzikore kur performonte në Londër. Deri në ngritjen e saj të shpejtë, kur pushtoi skenat globale.

Sam Taylor-Johnson ka marrë regjinë, të shkruar nga shkrimtari britanik Matt Greenhalgh. 

Sipas Studiocanal filmi do të shfaqë shumë nga këngët hit të Winehouse të regjistruara dhe interpretuara në film nga Abella.

"Në momentin që ajo shikoi në kamerë në audicionin e saj të parë, e dija se ajo ishte aktorja perfekte për të luajtur Amy Winehouse,"- tha Taylor-Johnson. Ajo i kushtoi shumë punë dhe vëmendje çdo detaji dhe stërvitej me orë të tëra çdo ditë në mënyrë që të mund të këndonte gjatë gjithë filmit.

"Ajo nuk luan Amy-n, ajo e jeton,”- shtoi regjisori.

Kasti kompletohet nga Jack O'Connell, Eddie Marsan dhe Leslie Manville. Amy Winehouse “u nda nga jeta” më 23 korrik 2011. Kënga e saj e preferuar “So Far Away” nga Carole King e shoqëroi në banesën e fundit. Kur ajo u nda nga jeta ishte vetëm 27 vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB