
SHBA- Dje u luajt ndeshja e katërt mes Golden Stejtit dhe Hjustonit, për playoff-et e NBA-së. Golden Stejti mposhti Hjustonin 109-106 dhe e çoi në 3-1. Golden Stejti e fitoi jo pa vuajtje këtë ndeshje dramatike me rezultatin 109-106. Dje mori epërsinë 3-1 në serinë e parë të Playoff-it në Konferencën Perëndimore. Heroi i mbrëmjes ishte Xhimi Batleri (Jimmy Butler), i rikthyer pas dëmtimit.
Ai luajti “Fenomenin” kur më së shumti duhej, realizoi 14 nga 27 pikët e tij në periodën e fundit, përfshirë pesë gjuajtjet e lira vendimtare. Pa to, rezultati mund të fliste ndryshe. Hjuston Rokets (Houston Rockets) patën dy mundësi për të përmbysur rezultatin në sekondat e fundit, por as Senguni dhe as Van Vliti nuk arritën të shënonin. Ndërkohë, Stef Këri (Curry) pati një paraqitje të zbehtë, pavarësisht se sapo kishte fituar çmimin Twyman, si bashkëlojtari më i mirë në NBA. Ndeshja u karakterizua nga shumë tension dhe kjo u shkaktoi ndërprerje të shumta.
Pas një nisjeje të fortë të Uorriors (Warriors), që shpunë avantazhin në 13-2, Hjustoni u rikthye në lojë dhe përfundoi pjesën e parë në avantazhin 57-50. Në parket pati disa përplasje. Madje ndodhi edhe një përleshje pas një provokimi nga Dillon Bruks, që çoi në ndëshkime teknike për të, Drajmond Grinin dhe Kërin. Kjo nuk ishte përplasja e vetme, Grini dhe Ison (Eason) u përplasën sërisht. Në pjesën e tretë, Uorriorsat korrën 13 pikë radhasi, por Hjuston reagoi me dy liderët e saj, Van Vlit dhe Segun.
1 minutë e 19 sekonda nga fundi ndeshja ishte 104-104. Aty Batleri tregoi qetësi nga vija e gjuajtjeve të lira, ndërsa Hjustoni e humbi shansin për të fituar ndeshjen. Komentatorët vërejtën dy elementë që ndëshkuaj Roketsat, mungesa e efikasitetit nga linja e penalltisë (19/31) dhe forma e dobët e Xhalen Grinit, i cili humbi edhe toruan në sjellje, ndikuan negativisht për teksanët. Golden Stejti mban kontrollin e rezultatit të një përballjeje shumë të bukur dhe është vetëm një fitore larg kualifikimit në gjysmëfinale./ZËRI