Qytetërim

Billie Eilish rrëfen dramën e madhe që kaloi kur u bë e famshme: Miqtë më braktisën

Këngëtarja foli në podcast "Miss Me" dhe tha se kur karriera e saj mori hov, të gjithë miqtë e saj u zhdukën dhe ajo rrinte vetëm me njerëzit me të cilët punonte.

E.K
Billie Eilish rrëfen dramën e madhe që kaloi kur u bë e
Billie Eilish

Billie Eilish ka folur për miqtë që ka humbur që kur u bë e famshme. Këngëtarja foli në podcast "Miss Me" dhe tha se kur karriera e saj mori hov, të gjithë miqtë e saj u zhdukën dhe ajo rrinte vetëm me njerëzit me të cilët punonte.

“Papritmas u bëra e famshëm dhe nuk mund të lidhesha me askënd. Ishte e vështirë, ishte vërtet e vështirë”, tha ajo.

Siç shpjegoi, ajo arriti të mbante vetëm një mike, Zoe.

“Ishte ditëlindja ime e 20-të dhe mbaj mend që shikoja përreth dhe kishte vetëm njerëz në dhomë që punonin për mua. Dhe ata ishin të gjithë 15 vite më të mëdhenj se unë, në rastin më të mirë”, tha ajo.

“Është gjëja më e keqe që më ka ndodhur ndonjëherë. E kuptova në atë moment se ata nuk ishin miqtë e mi. Nëse e ndërpres partneritetin tonë, ata nuk do të më shihnin më kurrë”, shtoi ajo.

Ajo gjithashtu përmendi se ka bërë përpjekje që të rilidhet me disa nga miqtë e saj të vjetër.

“Pikërisht një vit më parë, arrita të gjej sërish disa nga miqtë e mi. Unë kam një ekip të tërë tani. Ishte gjëja më e madhe që më ka ndodhur”, ka theksuar ajo./ZËRI

Poll

MOS HUMB