Qytetërim

"Borxhin e keni larë në 1999"! Para ndeshjes me Turqinë, restoranti në Prishtinë surprizon tifozët turq me kafe e çaj falas

Ndërsa stadiumi po përgatitet për përballjen mes dy kombëtareve, një një restorant në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të pritur tifozët turq që kanë ardhur për këtë event.

zh.ll
"Borxhin e keni larë në 1999"! Para ndeshjes me
pankarta e vendosur në xhamat e restorantit

KOSOVË- Sot në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Kosovë-Turqi, duke krijuar një atmosferë festive në qytetin e Prishtinës. Ndërsa stadiumi po përgatitet për përballjen mes dy kombëtareve, një një restorant në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të pritur tifozët turq që kanë ardhur për këtë event. Gesti i vogël, por simbolik, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.

Në hyrje të lokalit është vendosur një tabelë me mesazhin: “Sot rivalë, por gjithmonë miq. Kafe dhe çaj falas për tifozët turq. Borxhin e keni larë në 1999”, që po shpërndahet shpejt në rrjetet sociale.

"Borxhin e keni larë në 1999"! Para ndeshjes me
kafe dhe çaj falas-pankarta

Ky gjest është parë nga mediat në Kosovë si një shenjë mirënjohjeje dhe respekti, duke treguar se rivaliteti sportiv nuk pengon solidaritetin dhe mikpritjen ndaj mysafirëve. Për tifozët turq, ky detaj i vogël ka krijuar një moment të ngrohtë dhe miqësor para tensionit të ndeshjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB