SHBA-Janë mbyllur ndeshjet e fundit për Grupin C të Kupës së Botës 2026, me Brazilin i cili dominoi dhe fitoi 0-3 kundër Skocisë dhe Marokut që përmbysi 4-2 Haitin.
Brazili ka siguruar kualifikimin në fazën e 32 ekipeve më të mira. “Selecaos” kaluan më tej si kryesues të Grupit C, me 7 pikë, po aq sa Maroku i vendit të dytë. Brazili e mbylli si kryesues, falë golavarazhit, duke lënë pas Marokun, ndonëse me pikë të barabarta.
Sa i përket sfidës Marok-Haiti, pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2, ku marokenët ia dolën të rikthejnë baraspeshën në dy raste. Në fraksionin e dytë, Maroku shënoi dy herë të tjera, për të marrë fitoren, që e kualifikon më tej. Haiti eliminohet, pasi e mbylli në vendin e fundit pa asnjë pikë të grumbulluar.
Ndërkohë Zvicra është kualifikuar si e parë e grupit B në fazën e 1/16-ve të Botërorit. ‘Helvetët’ pjesën e parë në Vankuver kundër vendasve e mbyllën 0-0, ndërsa në të dytën realizuan dy herë me Vargas dhe Manzambin. Kanadaja shkurtoi David, por nuk ishte e mjaftueshme për të ruajtur vendin e parë.
Kombëtaret e kualifikuara deri tani në raundin e 1/16-ave: Meksika, SHBA-ja, Gjermania, Argjentina, Franca, Norvegjia, Kolumbia, Zvicra, Kanadaja, Bosnje Hercegovina, Brazili, Maroku, Afrika e Jugut.