
SHBA- Brad Pitt ka fituar në raundin e fundit të betejës ligjore me ish-in e tij Angelina Jolie. Seanca e fundi ishte mbi kantinën e tyre franceze Chateau Miraval, që ka një vlerë prej 500 milionë dollarësh.
Pitt është shfaqur në gjykatat e Kalifornisë dhe Luksemburgut për Chateau Miraval, duke pretenduar se ai duhet të kishte shumicën e aksioneve në vreshtin e famshëm pasi Jolie, i shiti aksionet e saj Yuri Shefler, pronarit të gjigantit rus të vodkës Stoli.
Pitt dhe Jolie blenë punishten e verës përpara se të martoheshin, dhe Pitt mbante 60 për qind të aksioneve dhe Jolie 40 për qind, shkruan Page Six. Pitt i dha Jolie 10 për qind shtesë si pjesë e martesës së tyre, duke e bërë pronën 50-50 kur u ndanë në 2016, thanë burimet.
Pitt-it i është dhënë 10 për qind nga gjykata e Luksemburgut për momentin. Burimi thotë se ky nuk është një vendim përfundimtar./ZËRI