
VENECIA- Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë zyrtarisht çift dhe ‘’vulën’’ e lidhjes së tyre e dhanë me shfaqjen në premierën e filmit të tij më të fundit, “Wolfs”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.
Brad kishte veshur një xhaketë të zezë. Ines një fustan të bardhë. Po kush është Ines de Ramon, vajza me të cilën Brad duket se e ka seriozisht?
Ines de Ramon u diplomua në Universitetin e Gjenevës në vitin 2013 për administrim biznesi. Që atëherë, karriera e saj profesionale është fokusuar në bizhuteri dhe mode, në Christie's dhe de Grisogono. Ajo është aktualisht zëvendës presidente në markën e bizhuterive me qendër në Los Angeles, Anita Ko.
Ines është poliglote gjithashtu pasi flet anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Përveç karrierës së saj në modë, njihet edhe për interesin e saj për mirëqenien; ajo është trajnere e certifikuar shëndetësore në Ushqyerjen Integruese.
Brad Pitt, 60 vjeç, dhe Ines de Ramon, 34 vjeçe, janë në një lidhje për rreth dy vjet, pasi u dashuruan me shikim të parë në nëntor 2022 gjatë një koncerti të Bono në Los Angeles. Thuhet se ata kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë divorceve të tyre: Pitt nga Angelina Jolie dhe de Ramon nga Paul Wesley. Deri tani, ka pasur shumë pak foto që dokumentojnë lidhjen e tyre, me vetëm një paraqitje në Lacma Gala në Los Angeles në nëntor 2023 dhe një paraqitje në Formula 1 në Silverstone në korrik./ZËRI