
BUONES AIRES - Amerika Latine ka zhvilluar ndeshjet e treta për kualifikueset për Kupën e Botës, 2026. Argjentina fitoi 1:0 ndaj Paraguayt. Brazili nuk mori më shumë se 1 pikë, teksa barazoi 1:1 me Venezuelën.
Kampionët e botës në fuqi, në Buones Aires, mposhtën Paraguyn me një gol të Nicola Otamendit. Lionel Messi nuk e nisi ndeshjen nga minuta e parë. Messi u fut në fushë në minutën e 53-të. Argjentina renditet në vend të parë tashmë, pas 3 fitoreve rresht.
Brazili dhe Venezuela kanë barazuar në Cuiaba. Gabriel realizoi gol për brazilianët, përpara se të barazonte Bello, me një rafoshatë në minutën e 85. Brazili ka 7 pikë në renditje dhe vjen pas Argjentinës./Zëri.ai/