Qytetërim

“Thjesht e turpshme”, Bieber kryqëzohet pas postimit për Izraelin

Justin Bieber është nga të fundit njerëz të showbiz-it që solidarizohen me luftën e nisur në Izrael dhe që luten për fatet e njerëzve.

E.K
“Thjesht e turpshme”, Bieber kryqëzohet pas postimit për
Justin Bieber

SHBA- Këngëtari i famshëm Justin Bieber ka rënë pre e kritikave nga ndjekësit në X (ish-twitter), për shkak të një postimi.

Këngëtari ndau me ndjekësit një foto në Instagram, nga Gaza e shkatërruar dhe mbi të cilën shkruante “Lutuni për Izraelin”. Pak më vonë ai e fshiu dhe ripostoi vetëm lutjen, pa foto.

“Thjesht e turpshme”, Bieber kryqëzohet pas postimit për
Postimi qe u fshi

Njerëzit në rrjetet sociale e kritikuan atë për pasaktësinë, duke i akuzuar të famshmit në përgjithësi se nuk janë në kontakt dhe janë të painformuar.

Disa të tjerë vunë në dyshim zgjedhjen e tij për të mbajtur qëndrimin pasi ai kishte thënë më parë se nuk do ta bënte një gjë të tillë.

“Të famshëm janë kaq të parëndësishëm sa është vërtet e turpshme,” komentoi një ndjekës në Twitter.

“Një shembull tjetër i të famshmëve që nuk dinë absolutisht asgjë dhe ripostojnë gjënë e parë që shohin”, ka shkruar një tjetër.

“Thjesht e turpshme. Nëse nuk e dini se për çfarë po flisni, atëherë mos flisni fare. Dhe a nuk tha ai vetëm dje se nuk do të zgjedhë një anë dhe shikoni se çfarë po bën tani… ai po zgjedh anën e gabuar…”, tha një i tretë.

Justin Bieber është nga të fundit njerëz të showbiz-it që solidarizohen me luftën e nisur në Izrael dhe që luten për fatet e njerëzve.

Poll

MOS HUMB