Qytetërim

Brenda shtëpive të 'Lord of the Rings'

Turistët apo fansat do të jenë në gjendje të eksplorojnë njërën nga dy shtëpitë , të cilat përshkruhen si "labirintet e dhomave me tematikë të plotë" .

f.t
Brenda shtëpive të 'Lord of the Rings'
shtëpia

ZELANDË E RE- Ndoshta keni udhëtuar në Tokën e Mesme që të shihni shtëpi si ajo e Lord of the Rings, dia persona janë frymëzuar që të bëjnë një të tillë. Gjithsesi tashmë fansat kanë mundësinë t'i vizitojnë ato, pasi dy shtëpitë e Hobbit të famshëm janë të hapura për t'u eksploruar.

Ajo që dikur ishte një fermë delesh në jugperëndim të qytetit Matamata në rajonin e Waikatos, pas një vizite të regjisorit Peter Jackson në vitin 1998, u vendos njëherë e përgjithmonë në hartën kinematografike. Ferma e vendosur rreth dy orë në jug të Auckland në Ishullin e Veriut, u bë mjedisi për tre filmat origjinalë të Lord of the Rings, si dhe trilogjinë Hobbit që pasoi.

Banesat e Hobbiton kryesisht shtëpi të ndërtuara në kodra të skalitura kanë qenë një atraksion turistik që nga viti 2002 , por deri vonë shumica e shtëpive, ose Hobbit Holes siç quhen ato, ishin të ndaluara për vizitorët. Ambientet e brendshme janë rikrijuar me mjeshtëri nga ilustruesit dhe ndërtuesit e skenave që kanë punuar në filma, duke sjellë në jetë frymën e ngrohtë dhe mikpritëse të një shtëpie Hobbit.

Turistët apo fansat do të jenë në gjendje të eksplorojnë njërën nga dy shtëpitë , të cilat përshkruhen si "labirintet e dhomave me tematikë të plotë" dhe kanë një sallë hyrjeje, dhoma gjumi, banjë, kuzhinë, dhomë ngrënie, bodrum dhe dhomë ndenjeje. Niveli i vëmendjes ndaj detajeve do t'i kënaqë fansat e Lord of the Rings, të cilët mund të qëndrojnë dhe të eksplorojnë çdo hapësirë.

Brenda shtëpive të 'Lord of the Rings'

Brenda shtëpive të 'Lord of the Rings'

Turneu kushton 120 dollarë (rreth 68 euro) për të rriturit dhe gjysmë çmimi për fëmijët 17 vjeç e poshtë.

'Lord of the Rings'është një grup prej tre filmash fantazi: Shoqëria e Unazës (2001), Dy Kullat (2002) dhe Kthimi i Mbretit (2003). Komploti i "Zoti i unazave" ka të bëjë me luftën e popujve të botës së fantazisë së Tokës së Mesme kundër një zoti të errët të njohur si "Sauron". Në të njëjtën kohë ata përpiqen të shkatërrojnë një unazë e cila do t'i jepte Sauron shumë fuqi nëse ai do ta merrte atë, por i vetmi vend për të shkatërruar unazën është thellë në tokën e Sauron-it, Mordor.

Poll

MOS HUMB