Qytetërim

Calhanoglu për Asllanin: Është si një vëlla i vogël për mua

Mesfushori i Interit, Calhanoglu tha se Asllani është një futbollist i talentuar, ndërsa kishte edhe një "kritikë" për të. Sipas futbollistit turk, Asllani duhet të jetë më i duruar.

D.XH
Calhanoglu për Asllanin: Është si një vëlla i
Calhanoglu

MILANO - Mesfushori i Inter, Hakan Calhanoglu tha se futbollisti shqiptar Kristian Asllani është si një vëlla i vogël për të.

29-vjeçari foli për SportMediaset, pas fitores me Salzburgun. “Kristian Asllani po rritet si lojtar. Ai është si vëllai im i vogël. Ai është një lojtar i mirë. Asllani dëshiron të luajë, por ka nevojë për durim”, deklaroi Calhanoglu.

Lojtari turk theksoi se ekipi italian duhet të qëndrojë gjithmonë i bashkuar. “Të gjithë jemi lojtarë të mirë. Unë bëj më të mirën për këtë fanellë”, tha ai.

Hakan Calhanoglu është lojtar i Interit, kapiten i kombëtares së Turqisë dhe një veteran në futboll./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB