Qytetërim

Celine Dion në karrige? Videoja që 'ngatërroi' fansat e saj

Pak kohë më parë u bë virale një video e një gruaje në karrocë që i ngjante shumë këngëtares.

k.m.
Celine Dion në karrige? Videoja që 'ngatërroi' fansat e
Celine Dion

SHBA- Pothuajse një vit më parë, Celine Dion qëndroi para kamerës dhe me lot në sy zbuloi diagnozën e saj me një çrregullim të rrallë autoimun, “Stiff Man Syndrome”. Ashtu siç pritej, këngëtarja e madhe ka anuluar të gjitha koncertet e saj të planifikuara dhe miliona fansa të saj në mbarë botën shpresojnë në një mrekulli pasi është një moment shumë i rëndësishëm për të.

Por në rrjet u publikua videoja e një gruaje me aftësi të kufizuara e ulur në karrocë në dasmën e djalit të saj. Ngjashmëria e saj me Dionin bëri që shumë njerëz të supozonin se ajo është këngëtarja. Situatën e sqaroi familja e këngëtares.

Celine, 55, ndau lajmin tronditës për çrregullimin e saj të rrallë në një deklaratë për 5.9 milionë ndjekësit e saj në Instagram në dhjetor. Këngëtarja e "My Heart Will Go On" tha se kishte një kohë që po përballej me probleme shëndetësore dhe e kishte të vështirë të fliste për atë që kishte përjetuar./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB