
TIRANË- Shqipëria rënditet mes 11 vendeve që “Daily Mail” u rekomandon ndjekësve të saj të vizitojnë në vitin 2024. Nga deti në mal, artikulli thekson se vendi ynë ka një klimë të mrekullueshme me plazhe me ujëra të ‘kristaltë” dhe klimë malore mbreslënëse. Po ashtu theksi vihet dhe tek çmimet ekonomike që ofron Shqipëria.
Ekspertët e agjencisë online të udhëtimeve Booking.com, thanë se Shqipëria është vendi në trend për plazh për vitin 2024 për shkak të 'ujrave të kaltër, maleve mbresëlënëse dhe përballueshmërisë për të gjitha llojet e udhëtarëve'. Sipas ekspertëve, vendi i vogël është 'përgjigjia e Evropës ndaj Maldiveve'
Ata rekomanduan të shkoni në 'perlën e nënvlerësuar bregdetare të Vlorës' në jugperëndim, për të cilën thonë se është 'pika e nisjes së Rivierës Shqiptare dhe një bazë e shkëlqyer për udhëtime rrugore për të eksploruar lart e poshtë këtë bregdet me diell.'
Për sa i përket gjërave për të bërë, ekspertët thanë: ‘’Ditën, vizitorët mund të shëtisin përgjatë shëtitores me palma, të vizitojnë Lagunën e Nartës ose të shijojnë një udhëtim me varkë në gjirin e vogël, por mahnitës të Gramës. Natën, ky qytet historik rigjallërohet plot me dyqane dhe restorante.
‘’Vlora po shfaqet gjithashtu si një destinacion kulinarie, turistët do të shijojnë shijen e Italisë vetëm një hap përtej Adriatikut, i cili bekon kuzhinën vendase me ushqime të freskëta deti, ‘’yllin’’ e shfaqjes’’.
Për një udhëtim ditor, shkoni në Tiranë, dy orë me makinë në veri, për një klasë gatimi shqiptare për t'u zhytur në traditat vendase dhe për të bërë tavë kosi (qengji i butë i pjekur me oriz në një salcë kosi me erëza), një pjatë emblematike dhe ushqim shpirtëror, në të mirën e saj./ZËRI