
INDI- Dasma e biznesmenit Indian, Anant Ambanit shokoi jo vetëm Indinë, por të gjithë botën. Shumë qytetarë të Indisë u shprehën të revoltuar ndaj shpenzimeve të çmendura, por edhe ndaj pjesmarrësve.
Kur Beyoncé performoi në një festë para dasmës për Isha Ambani në 2018, India protesoi. Shumë politikanë dhe biznesmenë u ftuan në këtë festë, e cila iu dha atyre mundësinë të mburren dhe të tregojnë statusin e tyre. Kjo ftesë iu tregoi edhe një herë qyetarvë sa të fiksuar ishin figurat e larta pas statusit. Kostoja e dasmës, me ngjarje të panumërta argëtuese, u tha se ishte mbi 100 milion dollarë. Kjo është një shumë marramendëse për pothuajse këdo, por jo për familjen Ambani, e cila zotëron një interes kontrollues në Reliance Industries, kompania më e vlefshme e vendit, që dominon gjithçka, nga telekomi tek rafinimi i naftës.
Megjithë edhe pse ka pas shumë gishta kundër të pasurve, shumë indianë duket se e kanë pare dasmën, të cilën edhe mbretërit e dikurshëm do ta kishin zili, si dëshmi se India dhe biznesi indian, mund të shkëlqejnë përsëri.
Në këtë dasmë madhështore performuan shumë yje ndërkombëtarë si: Katy Perry, Justin Bieber dhe Rihanna. Gjithashtu ata u veshën me veshjet e qëndisura në ar së bashku me rubin, diamante dhe smerald me madhësi të topit të golfit, të cilat në treg arrijnë një çmim shumë të lartë, pothuajse 600 milion dollarë.
Dasma gjithashtu kontribuoi shumë në lulëzimin e biznesit të martesës së Indisë, e cila gjeneron ndoshta 130 miliardë dollarë në vit të ardhura; vetëm ushqimi përbën një pjesë më të madhe të shpenzimeve. Pas sarive të panumërta të bukura në dasmën Ambani ishin mijëra stilistë dhe rrobaqepës. Pas valleve dhe sfondeve të përpunuara ishin mijëra koreografë, muzikantë dhe marangozë. Festimet e ndryshme mbushën hotele, avionë privatë, një flotë karrocash golfi dhe të paktën një anije lundrimi.
Megjithatë, në vend të frikës dhe krenarisë si gjashtë vjet më parë, reagimi këtë herë ishte dukshëm më i përzier. Siç e përmblodhi një media vendase, kjo na tregon fuqinë e familjes më të pasur të Azisë. Por na tregoi edhe sëmundjen.
Sipas The Economist, nuk ishte vetëm media që u shpreh e revoltuar, pasi edhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, bëri një paraqitje në një nga ceremonitë, por familja Gandhi, e cila drejton opozitën politike të qendrës së majtë, me sa duket nuk e bëri këtë.
Udhëheqësit politikë të huaj që morën pjesë ishin kryesisht ish drejtues politik si Sir Tony Blair, Boris Johnson. Madje dukej e çuditshme edhe paraqitja e John Kerry, ish i dërguari i Amerikës për klimën, i cili dukej i aftërt me Amin Nasser, shefin ekzekutiv të Saudi Aramco, kompanisë më të madhe të naftës në botë. Por jo vetëm kaq, ata morën pjesë në një ngjarje të financuar nga pasuria që rrjedh kryesisht nga operacioni gjigant petrokimike i Reliance që, për të komplikuar më tej gjërat, rafinon naftën nga Rusia.
Në të vërtetë, ekstravaganca martesore e Anantit duket se do të jetë e fundit e këtij lloji. Kjo nuk ndodh vetëm sepse ai ishte i vetmi fëmijë i mbetur i pamartuar i Mukeshit, patriarkut të klanit Ambani dhe sepse askush, me përjashtim të mundshëm të familjes së Gautam Adanit, industrialistit të dytë më të pasur të Indisë, nuk mund të krahasojë pasurinë me Ambani-t. Qeveria e Modi është bërë gjithnjë e më e vetëdijshme për neverinë e votuesve për pabarazinë në rritje, gjë që mund t'i ketë kushtuar Partisë së tij Bharatiya Janata shumicën e saj absolute në zgjedhjet e përgjithshme në fillim të këtij viti.
Rritja e fortë e PBB-së dhe rritja e tregut të aksioneve kanë krijuar më shumë pasuri për të pasurit e Indisë, por jo aq shumë vende pune të reja apo rritje të pagave për të varfërit e saj. Midis dasmave të Isha-s dhe Anantit, PPB-ja e Indisë për person u rrit nga 2,000 dollarë në 2,500 dollarë. Për krahasim, në të njëjtën periudhë pasuria e familjes Ambani u rrit nga 47 miliardë dollarë në 122 miliardë dollarë.
Për fat të keq për shumë indianë, ajo është rritur me 10 miliardë dollarë vetëm gjatë muajit të kaluar. Çmimi i aksioneve të Reliance u rrit me 8% pasi biznesi i telekomit Jio i kompanisë ngriti çmimet për 470 milionë klientët e saj. Për Ambani-t, kjo mund t'i ketë bërë festimet e tyre bujare familjare të duken si një Pazar, por qytetarët kjo i bën të duken të shkëputur nga realiteti ekonomik dhe social i Indisë. /ZËRI/