
PARIS- Dea Mishel Hoxha ishte një ndër banoret më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Pak ditë më parë, blogerja ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video ku shfaqej në Paris. Natyrisht që në qytetin e dashurisë, vështirë se mund të shkohet vetëm, ndaj edhe të shumtë ishin ata që e menduan se një mashkull e shoqëron.
Dhe në fakt kështu ka qenë. Disa foto të publikuara nga "Panorama Plus" tregojnë Dea Mishel, në një nga baret e Parisit, ku në shoqërinë e saj shfaqet edhe një mashkull, i cili sipas raportimeve është ish-i dashuri i saj për disa vite.

Ndarja e tyre para dy vitesh bëri bujë, pasi vetë Mishel pohoi se kishin shumë mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë.
“Unë vetëm ashtu mund të jem e lidhur me dikë. Por nuk them dot fjalë të këqija për atë, pavarësisht se vuajta shumë kur u ndava. Pavarësisht se ai më bëri mua që ta shaja sa se ke idenë. Por kur e kthej në kohë, nuk e shaj dot dhe s’e krahasoj dot. S’besoj që do njoh dikë aq të mirë sa ai, ma neverit çdo mashkull tjetër”, shprehej dikur Dea.
Duket se tashmë çifti i ka dhënë një mundësi të dytë njëri-tjetrit, dhe po tentojnë të rikthejnë marrëdhënien e tyre. Nga vetë Dea nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me foton që ka qarkulluar.
/ZËRI