
REAGIMI- Pavarësisht se ka kaluar shumë kohë nga historia e Stines dhe Roza Latit, disa fansa ende ngacmojnë partneren e këngëtarit, Gracielën në lidhje me këtë marrëdhënie të vjetër.
Përmes një videoje në profilin e saj në TikTok me në sfond këngën “Çifti simpatik”, Graciela ka shkruar se kjo këngë është dedikim për të por ndjekësit e saj pretendojnë se në fakt kjo këngë është shkruar për Roza Latin.
“Të gjithë e dinë se për kë është bërë kjo këngë”, shkruan një komentuese.
“Ti dhe ata ‘të gjithë’ që thua ti, se mendojnë si ty, dini vetëm përrallat e Vera Grabockës dhe portaleve. Kështu që flini nga krahu që keni dëgjuar përralllat”, përgjigjet Graciela.