Qytetërim

Dedikimi prekës i Julian Dedës: Bab, direkt më mori malli…

Krah fotos, aktori falenderon të gjithë shqiptarët për ngushëllimet, të cilat thotë se e kanë bërë të kuptojë se i ati nuk ishte vetëm i familjes së tyre, por i të gjithë Shqipërisë.

F.m
Dedikimi prekës i Julian Dedës: Bab, direkt më mori malli…
Julian dhe Zef Deda

TIRANË- Aktori Julian Deda ka bërë një dedikim prekës për të atin, “Mjeshtrin e Madh” Zef Deda, të cilin e përcolli sot për në banesën e fundit. Në një postim në rrjetet sociale, Deda ka publikuar një foto që tregon shëtitjen e fundit që kanë bërë së bashku. Krah fotos, aktori falenderon të gjithë shqiptarët për ngushëllimet, të cilat thotë se e kanë bërë të kuptojë se i ati nuk ishte vetëm i familjes së tyre, por i të gjithë Shqipërisë.

Zef Deda ndërroi jetë pas një sëmundjeje të pashërueshme. “Mjeshtri i Madh” ishte cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950, ndërsa dje mbylli sytë përgjithmonë. Sot, aktori i madh u përcoll me nderime e duartrokitje drejt banesës së fundit.

Postimi:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

Ecja e fundit bashke...! Bab, direkt me mori malli. Me mori malli per zerin tend, per batutat e tua, per veprimet e tua, per shikimin tend, per keshillat e tua, per energjine tende, per pozitivitetin tend, per perqafimin tend, me mori malli per ty. Ahh, çfare Babai, çfare figure, çfare talenti, çfare personaliteti, çfare njeriu. Nuk e kam vene asnjehere ne dyshim madheshtine e ketij njeriu, por dje dhe sot, vertetova se Zef Deda perfundimisht nuk ishte vetem i familjes tone, por ishte pjese e cdo familje shqiptare.

Nuk gjej dot fjalet per te shprehur mirenjohjen ndaj secilit prej jush. Jam i emocionuar per respektin qe ju treguat per Zefin si njeri dhe si artist. Faleminderit ju, publik i dashur, per çdo fjale te mire, çdo status ne rrjete sociale, per çdo foto te shperndare, çdo sms te derguar, çdo lot, çdo shtrengim duarsh dhe çdo perqafim, duke shprehur me te gjitha menyrat respektin per figuren e tij dhe dhimbjen per largimin nga kjo bote. Faleminderit te gjitha televizioneve dhe mediave, per çdo lajm dhe kronike ku vleresohet kontributi i tij artistik dhe jo vetem, faleminderit personaliteteve politike, sportive, fetare dhe intelektualeve te ketij vendi, qe e vleresuan Zef Deden ne gjithe dimensionin e tij, faleminderit shqiptareve qe moren rrugen nga çdo cep i vendit dhe jashte tij per te ardhur ne Shkoder e per te na lehtesuar dhimbjen. Mirenjohje!

Babush, une besoj se ti ke pare gjithçka qe ndodhi dje dhe sot, e pe respektin e nje populli te tere per ty, jam i bindur se ishe aty, ta di tipin, nuk iken kollaj ti, madje nuk iken kurre. Ti, z. Unik, je i perjetshem, sepse njerezit vdesin kur harrohen dhe ti s'ke per tu harruar ne jete te jeteve. Zemra ime, nuk e ke idene sa te dua. Por pa merak, do flasim çdo nate, do me pyesesh per tekstin e javes dhe une do raportoj si studenti yt i perjetshem, pastaj do dalim dhe do ecim, krah per krah, si gjithmone..!
Nder i madh te jem yt bir...!

Poll

MOS HUMB