
TIRANË – Policia e Shtetit ka vijuar masat, për tifozët që kanë dëmtuar stadiumin Air Albania, gjatë derbit të kryeqytetit Tirana-Partizani.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me ndeshjen mes ekipeve Tirana dhe Partizani, të zhvilluar më datë 03.12.2023, në stadiumin “Air Albania”, sqarojmë se në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar shtetas të tjerë që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.
Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 21 vjeç, E. D., 19 vjeç, G. S., 19 vjeç, L. B., 20 vjeç, E. Q., 19 vjeç, G. H., 35 vjeç, D. I., 36 vjeç dhe A. Sh., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë”, njofton policia në Tiranë.
Kujtojmë se ditën e djeshme, për dhunën në ndeshjen Tirana-Partizani, u arrestuan 4 tifozë, 3 u vunë në hetim dhe 2 janë shpallur në kërkim. Sfida e skuadrave të kryeqytetit përfundoi në barazim 1:1./Zëri.ai/