
LIVERPOOL –Gjyqtarët Darren England dhe Dan Cook, që kanë ndjekur ndeshjen e Premier League mes Liverpool dhe Tottenham nga dhoma e VAR-it, janë dënuar me dy ndeshje pezullim, pas gabimit trashanik, teksa The Red-asve nuk iu quajt një gol tërësisht i rregullt.
Liverpool humbi ndeshjen 2:1, pasi ‘të kuqtë’ mbetën me 9 lojtarë, teksa Curtis Jones dhe Diogo Jota u përjashtuan me karton të kuq. Ishte Liverpool që kaloi në avantazh i pari me gol të Luis Diaz. Por, gjyqtari anuloi golin, duke thënë se ishte pozicion jashtë loje.
Professional Game Match Officials Limited pranoi më vonë se vendimi i marrë ishte i gabuar. U pranua se goli ishte i rregullt, duke u shprehur se gabimi ishte njerëzor.
“Gjyqtarët Darren England (VAR) dhe Dan Cook (ndihmësi i tij në VAR) në ndeshjen Tottenham – Liverpool janë zëvendësuar për ndeshjet Nottingham Forest – Brentford dhe Fulham – Chelsea”, u tha në njoftim.
Pas vendimit të VAR, ka pasur reagime nga kampi i Liverpool. Ishte De Vijk, i pari që tha se vendimet e marra në ndeshje ishin të gabuara dhe se Liverpool pësoi pikërisht për to. Edhe Jurgen Klopp ka kritikuar mjaft vendimet e gjyqtarëve në këtë sfidë. Tottenham triumfoi në minutën e 96, kur The Reds pësoi me autogol të Matip. /Zëri.ai/