
GJERMANI- Karrierës së Marco Reus në Gjermani po i vjen fundi. Mesfushori veteran njoftoi se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Dortmund, pasi që atëherë ofertat për të nuk kanë të ndalur. Sipas ekspertit të Canal+, Samir Nasri, Reus, i cili do të mbushë 35 vjeç në fund të këtij muaji, tashmë ka oferta në tryezë nga MLS për të vazhduar karrierën e tij në SHBA. Për momentin, lojtari gjerman ka prioritete të tjera për t'u fokusuar, pasi do të përballet në finalen e Champions League me Real Madridin.
Por sa i përket karrierës së tij, nuk e ka marrë ende një vendim të prertë.
Javën e kaluar, Reus lëshoi një deklaratë, duke detajuar planin e tij për të kaluar verën si lojtar i lirë.
“Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe krenar për këtë kohë të veçantë në klubin tim Borussia Dortmund. Kam kaluar më shumë se gjysmën e jetës sime në këtë klub dhe kam shijuar çdo ditë – edhe pse ka pasur edhe kohë të vështira. E di që do ta kem të vështirë të them lamtumirë kur të vijë fundi i sezonit. Por jam i lumtur që tani ka qartësi dhe që mund të fokusohemi plotësisht në ndeshjen e fundit shumë të rëndësishme që duhet të luajmë. Për ta bërë këtë, do të kemi nevojë për secilin prej fansave tanë të pabesueshëm, të cilëve dëshiroj t'i shpreh falënderimet e mia të sinqerta për mbështetjen e tyre të pabesueshme ndër vite,”-tha ai.
Inter Miami mund të jetë një opsion për gjermanin. Tata Martino po kërkon të forcojë mesfushën e skuadrës dhe marrja e një lojtari me shumë përvojë në transfertë të lirë do të ishte një propozim tërheqës. Bashkatdhetari i Reus-it, Bastian Schëeinsteiger kaloi disa sezone me Chicago Fire, por ka gjasa që Reus të mos e ndjekë shembullin e tij./ZËRI