Qytetërim

Dhunoi të dashurën, nga Amnistia përfitoi edhe ish-sulmuesi i Partizanit

Sulmuesi nigerian prej shkurtit të këtij viti ishte futur në qeli, pasi 3 vjet më parë u akuzua dhe më pas u shpall fajtor për "dhunë në familje".

k.m.
Dhunoi të dashurën, nga Amnistia përfitoi edhe ish-sulmuesi i
Theophilus Solomon

TIRANË- Theophilus Solomon është i lirë falë Amnistisë Penale. I riu që u dënua për dhunë ndaj të dashurës, tashmë është i lirë dhe mund t'i bashkohet me ekipin e Dukagjinit në Kosovë.

Sulmuesi nigerian prej shkurtit të këtij viti ishte futur në qeli, pasi 3 vjet më parë u akuzua dhe më pas u shpall fajtor për "dhunë në familje", pasi u provua se kishte dhunuar të dashurën e tij.

Në vitin 2021 kur përfundoi në pranga, 28-vjeçari nga Nigeria ishte pjesë e ekipit të "Partizanit" dhe jetonte në Tiranë. Por nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës për t'u paraqitur 2 herë në Policinë e Kosovës dhe përfundoi pas hekurave të burgut. Por për shkak të kohës së shkurtër të dënimit, i riu përfitoi nga Amnistia Penale, duke u bërë një nga 780 të burgosurit që përfitoi lirinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB