Qytetërim

Disa gra padisin reperin e njohur për përdhunim

Tre gra kanë akuzuar reperin e njohur, 'Diddy' për përdhunim. Avokatët e këngëtarit shprehen se akuzat janë një mënyrë për zhvatje parash.

D.XH
Disa gra padisin reperin e njohur për përdhunim
Diddy

SHBA - Manjati i repit Sean Combs, njohur si "Diddy", është akuzuar për sulm seksual nga një grua e tretë, që e ka paditur atë në SHBA. Ankesa e re pretendon se ai dhe kantautori Aaron Hall përdhunuan gruan dhe shoqen e saj në 1990 ose 1991. Dokumentet ligjore janë marrë nga mediat amerikane, përfshirë Rolling Stone.

Një përfaqësues i Combs tha se akuzat janë të rreme. "Këto janë pretendime të fabrikuara që pretendojnë në mënyrë të rreme sjellje të keqe mbi 30 vjet më parë dhe të paraqitura në minutën e fundit. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për të rrëmbyer paratë. Ai është një objektiv i lehtë për akuzuesit anonimë, që gënjejnë për përfitime financiare", tha avokati.

Shumë njerëz të profilit të lartë po përballen me padi për sulme seksuale, duke përfshirë Jamie Foxx dhe Axl Rose. Të dy i mohuan akuzat ndaj tyre. Në akuzën e fundit, gruaja, e njohur si Jane Doe, pretendon se ajo dhe shoqja e saj morën pjesë në një ngjarje në Nju Jork, të organizuar nga një kompani diskografike, ku ata takuan Combs dhe  Hall. Gruaja pretendon se dy burrat u kanë ofruar pije gjatë natës, dhe më vonë i ftuan të kthehen në apartamentin e zotit Hall, ku gruaja shprehet se ishte detyruar të bënte seks me Combs.

Paditësja gjithashtu pretendon se Sean Combs vizitoi shtëpinë e Jane Doe disa ditë më vonë dhe u bë i dhunshëm. Padia, e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Nju Jorkut, pretendon se Jane Doe informoi miqtë e saj të ngushtë dhe familjen për atë që kishte ndodhur. Ajo pretendon se ajo kërkoi trajtim mjekësor për t'u shëruar nga traumat.

Kjo është padia e tretë për sulm seksual që Combs përballet këtë muaj. Të enjten, një padi e dytë pretendonte se Combs kishte sulmuar seksualisht paditësen, Joi Dickerson-Neal, në 1991. Ajo thotë se gjatë asaj kohe ishte droguar nga reperi, duke pasur një gjendje fizike, ku nuk mund të ecte dot. Në një deklaratë për BBC, një zëdhënës i Combs tha se akuzat ishin jo të besueshme dhe thjesht një mënyrë për rrëmbim parash e asgjë më shumë. Combs u përball me padinë e parë për sulm seksual nga ish-partnerja e tij Casandra Ventura, një këngëtare R&B e njohur si Cassie, javën e kaluar. Ventura e akuzoi manjatin e muzikës për përdhunim dhe trafik seksual. Ajo pretendoi se producenti i repit e përdhunoi dhe e rrahu për më shumë se 10 vjet, që kur ajo ishte 19 vjeç dhe ai ishte 37. Të dy arritën marrëveshje një ditë pasi u ngrit padia. Combs kishte mohuar pretendimet e zonjës Ventura dhe avokati i tij tha se vendimi për të zgjidhur çështjen nuk ishte një pranim i keqbërjes./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB