Qytetërim

Me pushime në Brezovicë, princ Leka dhe fotografja zgjedhin ta konfirmojnë kështu lidhjen e tyre

Tashmë mungon vetëm fotoja zyrtare e çiftit

E.K
Me pushime në Brezovicë, princ Leka dhe fotografja zgjedhin ta
Princ Leka, Elia dhe e dashura e re

TIRANË- Edhe pse nuk i fshihen më kamerave dhe daljeve publike, ende nuk kemi një konfirmim nga Princ Leka për lidhjen e re të dashurisë. Vajza që i ka marrë zemrën Princit është fotografja 26-vjeçare, Blerta Celibashi, ndërkohë që të gjithë presin tashmë foton zyrtare të çifit.

Këta të fundit kanë kaluar së bashku disa ditë pushime në Brezovicë. Ndryshe nga udhëtimet e tjera të përfolura, këtë herë Leka dhe Blerta kanë publikuar të dy foto duke bërë ski nga Brezovica, duke lënë të kuptohet që nuk kanë më arsye të fshihen.

Me pushime në Brezovicë, princ Leka dhe fotografja zgjedhin ta
Princ Leka dhe Blerta Celibashi

Ky hap në lidhjen e tyre është marrë nga ndjekësit si një konfirmin edhe pse presin një reagim më romantik nga dyshja.

Kjo romancë e çiftit ka nisur përpara se Leka të deklaronte në publik divorcin nga Elia. Vetë aktorja ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë koment për jetën e saj private./ZËRI 

Poll

MOS HUMB