
TIRANË-Fituesja e BBV3, Egla Ceno ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të këtij edicionit. Aktorja jo pak herë është kritikuar në rrjet për arsye të ndryshme, mes tyre edhe përmendja e familjarëve të disa prej banorëve, nisur nga Ilnisa Agolli, të cilës i bëri një koment mjaft të ulët për fëmijën e saj të mitur.
Debatet me Eglën shumë banorë vendosën ti anashkalonin, por ndryshe nga ata, fituesi i edicionit të parë Ilir Shaqiri u shpreh se do të ishte i gatshëm për më shumë. Balerini në një intervistë të dhënë së fundmi u pyet për lojën e Eglës, referuar dhe komenteve të saj për familjarët e banorëve të tjerë, Shaqiri tha: “Do e kisha masakruar”.
Pjesë nga diskutimi:
Pyetje: Nëse Egla do kishte qenë në shtëpinë ku ke qenë ti, në bigun tënd, deri ku do kishe shkuar?
Ilir Shaqiri: Do e kisha masakruar. Pa diskutim po. Sepse mendoj që nuk është e drejtë që ti të shkosh të luftosh për një çmim në këtë rast deri në palcë, dhe unë atij që më prek në palcë, i dal përtej palce.