
SHBA- Ngjarja më në modë e Nju Jorkut është Met Gala, e cila zhvillohet çdo pranverë për të mbledhur para për Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut. Herë pas here kemi parë dhjetëra personazhe të showbizit dhe biznesit të kalojnë nëpër tapetin e kuq. Lista e të ftuarve zgjidhet me shumë kujdes dhe bileta që duhet të paguajë secili arrin deri në 300 mijë dollarë. Megjithatë ka disa të famshëm që nuk kanë marrë asnjëherë ftesë në këtë event.
Jennifer Aniston është një nga këto persona. Në fakt, asnjë nga vajzat e "Friends" nuk është ftuar ndonjëherë në Met Gala. Angelina Jolie është gjithashtu një person që nuk është paraqitur asnjëherë në këtë event, ndërkohë që marrëdhënia e saj me modën është shumë e ngushtë – pasi ka hapur edhe Atelier Jolie. Një tjetër person që do të ishte shumë interesant në këtë tapet të kuq është edhe këngëtarja Adele, e cila nuk ka marrë ftesë asnjëherë.
As Britney Spears nuk ka qenë asnjëherë e ftuar në Met Gala , ndonëse ajo mund të veshë çdo gjë dhe patjetër do të zgjidhte veshje që do të shënonin historinë. Edhe pse anëtarët e familjeve mbretërore kanë qenë të ftuar herë pas here në këtë event, Kate Middleton dhe Princi William nuk i kanë ngjitur asnjëherë shkallët e muzeut dhe sigurisht as Meghan Markle me Princin Harry.
Emri i fundit dhe më surprizues është Meryl Streep, e cila nuk ka marrë pjesë kurrë në një Met Gala. Këtë vit Met Gala do të zhvillohet më 6 maj dhe me siguri asnjë nga të famshmit e mësipërm nuk ka marrë ftesë. Ndaj presim të shohim se cilët kanë qenë fatlumët që kanë hyrë në listë./ZËRI