Qytetërim

Doli në mbrojtje të Gazës, Dua Lipa: Është vendim i madh, jam përgatitur të marr goditje

Dua Lipa tha se mbështetja e saj për palestinezët e vuajtur është për të mirë më të madhe.

k.m.

Doli në mbrojtje të Gazës, Dua Lipa: Është vendim i
Dua Lipa

BRITANI E MADHE- Dua Lipa është shprehur se e ka kalkuluar mirë kundërregimin që do të merrte pasi doli hapur në mbështetje të Gazës duke kërkuar armëpushim. Në një intervistë për "Radio Times", Dua Lipa tha se mbështetja e saj për palestinezët e vuajtur është për një të mirë më të madhe.

“Kur flas për gjëra që janë politike, e kontrolloj veten dy herë: OK, kjo ka të bëjë me diçka që është shumë më e madhe se unë dhe është e nevojshme, dhe kjo është arsyeja e vetme që po e postoj. Ky është ngushëllimi im i vetëm. Gjithmonë do të përballem me reagime dhe opinione të njerëzve të tjerë, por mendoj për të mirën më të madhe, kështu që jam i gatshëm ta pranoj atë,”- tha ajo për Radio Times.

Këngëtarja e "New Rules" postoi një imazh nga "Artists4Ceasefire" së bashku me hashtagun #AllEyesOnRafah në Instagramin e saj muajin e kaluar dhe krahas fotos shkruajti: Djegia e fëmijëve të gjallë nuk mund të justifikohet kurrë. E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin izraelit. Ju lutemi tregoni solidaritetin tuaj me Gazën.

Për shkak të postimit të saj, Dua u përmend më pas në një këngë izraelite, e cila bëri thirrje për dhunë kundër të gjithë figurave publike që shprehnin pikëpamje pro-palestineze. Por pas publikimit të këngës, asnjë reagim nuk erdhi prej saj.

Aktualisht, lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë mbi 36,000 njerëz dhe e ka kthyer territorin palestinez në një shkretëtirë rrënojash. Përveç të vrarëve, 2.3 milionë njerëz kanë mbetur të pastrehë. Ofensiva filloi pasi grupi i Hamasit sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor të vitit të kaluar dhe vrau afro 1200 ushtarë dhe civilë./ZËRI

Poll

MOS HUMB