Qytetërim

Donte të shiste ‘shkopin’ e mbretëreshës Elizabeth në ankand, dënohet mashtruesi

Dru Marshall kishte nxjerr në shitje atë që pretendonte se ishte shkopi i Mbretëreshës Elizabeth.

D.XH
Donte të shiste ‘shkopin’ e mbretëreshës Elizabeth
Mashtruesi me shkopin e Mbretereshes Elizabeth II

ANGLI - Një mashtrues që u përpoq të shiste një shkop ecjeje, që pretendonte se ishte i Mbretëreshës Elizabeta, është dënuar në Angli. Dru Marshall, 26 vjeç, nga Romsey, Hampshire, e vendosi në shitje artikullin në eBay tetë ditë pasi Elizabeth II vdiq në shtator 2022. Ai gënjeu, duke thënë se ka qenë punonjës pranë Kështjellës Windsor. Marshall këmbënguli se të ardhurat nga shitja do të shkonin për bamirësi për personat që kanë kancer në Mbretërinë e Bashkuar. Lista e eBay pretendonte se shkopi u përdor nga Mbretëresha kur ajo ishte ende gjallë.

Prokurorët thonë se Marshall, ‘hoqi me nxitim artikullin’ që po shiste, pasi zbuloi se policia po e hetonte atë. Deri në atë moment, çmimi i ankandit i ‘shkopit të Elizabetës’ kishte arritur në 540 paund. Të martën ai u gjobit me 614 £ dhe u dënua me 12-muaj shërbim komunitar, me 40 orë punë të papaguar.

Marshall u arrestua dhe shtëpia e tij u bastis, pasi ai nuk iu përgjigj kërkesës për vërtetim të origjinalitetit nga një prej ofertuesve. 26-vjeçari u tha detektivëve se llogaria e tij në eBay ishte hakuar nga një mik në Spanjë. Por ekzaminimi i kompjuterit të tij zbuloi se ai kishte kërkuar në Google "si të fshini një listë në Ebay" dhe termat që lidhen me Mbretëreshën.

Pasi çështja u soll në gjykatë, ai filloi të pretendonte se nuk kishte ndërmend të mashtronte askënd dhe thjesht po përpiqej të kryente një "eksperiment social". Marshall i tha gjykatës në një seancë të mëparshme: "Unë e konsideroj veten një njeri që kam gjak mbretëror dhe thjesht doja të shihja se çfarë do të ndodhte”. Ai pretendoi se asgjë nuk kishte të bënte me paratë apo financat. ‘Ishte kuriozitet. Kuriozitet i keq por gjithsesi kuriozitet’, deklaroi ai. Gjykata tha se për fat të mire, ndonjë klient nuk ra pre e mashtrimit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB