
SHBA- Këngëtarja Dua Lipa e ka treguar edhe njëherë se është ambasadorja më e mirë e Shqipërisë kudo në botë. Më së miri e tregoi edhe dje tek emisioni i moderatorit të njohur "Jimmy Kimmel Live", ku promovoi vendin tonë në sytë e gjithë botës, duke dhënë "mësime" për gjuhën shqipe.
Moderatori i ka sjellë asaj disa shprehje frazeologjike në shqip si: “i ka bërë rrush e kumbulla”; "ke një dërrasë mangët"; “hyp se të vrava, zdryp se të vrava”. Më pas, Dua Lipa i ka shpjeguar kuptimin e tyre dhe ua ka përkthyer në anglisht. Duhet thënë se disa prej shprehjeve, kanë shkaktuar të qeshura në publik.
MOMENTI ME VIDEO: