Qytetërim

Dyshime për shëndetin, Arjan Konomi: Jam një vagabond, s'gjej qetësi

Arjan Konomi reagon pas zhurmës në rrjet në lidhje me pamjen e tij

E.K
Dyshime për shëndetin, Arjan Konomi: Jam një vagabond,
Arjan Konomi ne Australi

AUSTRALI- Arjan Konomi është larguar nga ekranet këtë periudhë dhe aktualisht ndodhet me pushime duke vizituar shumë vende të botës, eksperiencë të cilën ai e ndan dhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Disa ditë më parë ai publikoi një video në TikTok, ku ndante momente nga takimi i tij me Shane Sali, kryetar i bashkisë Shepparton, Victoria, Australi.

Në sektorin e komenteve, njerëzit vërshuan me komente dhe teori për pamjen e Arjanit, duke përmendur vendimin e tij për të mbajtur flokët të thinjur, ngjyrën e lëkurës, nëse vuan nga ndonjë sëmundje, teorinë konspirative e një klonimi, ose të dikujt “që mund ta ketë ngrënë” gazetarin.

E së fundmi, Arjani ka zgjedhur të reagojë mbi këto komente. Me anë të një postimi në Instagram, opinionisti sqaron se është shumë mirë me shëndet, teksa i falenderon ndjekësit për shqëtësimin e tyre:

“Tungjatjeta nga Tropical Forest North Australia! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua!  Fjalët e kësaj kënge duken sa jam bërë për mua: “Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë, dua veç veten time dhe lirinë time”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

Poll

MOS HUMB