
TIRANË- Kjo verë duket se nuk ka qenë më e mira në aspektin sentimental për motrat Marina dhe Luana Vjollca. Pasi kjo e fundit është përfolur për ndarjen e saj nga biznesmeni nga Kosova, Kreshnik Çoçaj, edhe Marina duket se po kalon një krizë në martesën e saj me reperin Getoar Selimi. Fansat janë vënë në lëvizje si pasojë e një postimi që ky i fundit bëri në rrjetet sociale, të cilin e fshiu menjëherë më pas.
Getoari postoi një deklaratë të Dritëro Agollit e cila ka vënë në dilemë të madhe mijëra fansa të tyre.
"E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër i dhashë: Mbahu! Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: Më rrahu!”, postoi Getoari në postimin e tij në rrjetet sociale.

Nëse shihen profilet e të dyve, si Getoari ashtu dhe Marina i kanë ende fotot që kanë bashkë në rrjeret sociale, edhe pse postimet e fundit shfaqen disa kohë më parë. Gjatë periudhës së verës, çifti nuk ka postuar asnjë foto së bashku, madje mungojnë “like” dhe “komentet”.
Marina është parë më së shumti këto ditë në shoqërinë e motrës së saj, Luanës. Marina u angazhua në ekran gjatë periudhës së Euro 2024, ndërkohë që për sezonin e ri televiziv, asnjëra prej motrave nuk i ka bërë të ditura planet. /ZËRI