Qytetërim

E RËNDË, futbollisti përdhunon dy herë një grua! Fotot e saj nudo ua dërgoi shokëve

Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, fillimisht pranoi se para se të flinte, kishte kryer marrëdhënie seksuale me portierin.

E.K
E RËNDË, futbollisti përdhunon dy herë një grua! Fotot
Michael Emery

BRITANI- Një futbollist anglez akuzohet se ka përdhunuar dy herë një grua, ndërsa më pas u ka dërguar foto nudo shokëve të skuadrës duke i pyetur nëse dikush donte të flinte me të. Në Gjykatën e Kurorës së Britanisë në St Albans, magjistratët dëgjuan sot me vëmendje dëshminë e një gruaje të cilën 33-vjeçari Michael Emery e kishte ftuar në dhomën e tij të hotelit për të festuar fitoren e Warrington në Wembley më 22 maj 2021.

Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, fillimisht pranoi se para se të flinte, kishte kryer marrëdhënie seksuale me portierin. Megjithatë, kur u zgjua, ajo tregon se Emery ishte sipër saj duke e sulmuar seksualisht. Emery, i cili ishte portier në Warrington, mohon pretendimet e gruas që e akuzon atë se e ka përdhunuar dy herë ndërsa ajo ishte duke fjetur, shkruan gazeta Daily Mail.

“Kur u zgjova, e gjeta duke më kafshuar në shumë vende të trupit”, pohoi gruaja në deklaratën e saj.

Përdhunimet e supozuara ndodhën në një hotel në Watford, tha prokurorja Charlotte Newell KC. Gruaja u tha se ishte nuk ishte e dehur natën në fjalë. Emery akuzohet se ka bërë një foto të gruas nudo dhe se e ka dërguar atë në dy biseda në grupe WhatsApp që përfshinin 70 persona.

Prokurori argumentoi se gruaja nuk dinte asgjë për këtë dhe nuk do të kishte pranuar kurrë që të bëheshin fotografi të tilla.

“Gjatë natës, ai e zgjoi duke e kafshuar. Ajo i tha se nuk donte, por ai vazhdoi dhe përfundoi aktin seksual”.

Vetëm kur gruaja u kthye në shtëpi dhe “pa trupin e saj të mavijosur, ajo filloi të mendojë në detaje për atë që ndodhi një natë më parë”, shtoi prokurori. Gjykata dëgjoi gruan që pretendonte se u kishte treguar dy miqve për përdhunimin e pretenduar përpara se të vizitonte mjekun e saj më 27 maj 2021, për t'i vlerësuar lëndimet e saj dhe për t'i marrë një mostër gjenetike./ZËRI

Poll

MOS HUMB