Qytetërim

Stuardesa tregon eksperiencën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Po të ishte dikush tjetër do kishim lajmëruar Policinë

Mes tyre edhe një stjuardesë greke që tregon se në të vetmin rast që takoi JLo, mbeti e pakënaqur nga mënyra sesi ajo tregonte mungesë respekti ndaj punonjësve.

k.m.
Stuardesa tregon eksperiencën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Po të
Stjuardesa dhe Jennifer Lopez

SHBA- Jennifer Lopez nuk shquhet për sjelljet e mira ndaj stafit të hoteleve apo restoranteve që ka vizituar. Pas vrazhdësisë së saj ndaj një gazetareje në Met Gala, filloi një trend i ri i TikTok, ku njerëzit që kanë ndërvepruar me të tregojnë kujtimet që kanë në momentet kur e kanë takuar...dhe duhet thënë, nuk janë fort pozitive.

Mes tyre edhe një stjuardesë greke që tregon se në të vetmin rast që takoi JLo, mbeti e pakënaqur nga mënyra sesi ajo tregonte mungesë respekti ndaj punonjësve. Në videon e saj, stjuardesa me emrin e përdoruesit miss_eirini tregoi se njëherë kur po udhëtonte me kompaninë me të cilën ajo punonte, mbetën për shumë kohë të mbyllur brenda në avion...vetëm sepse këngëtares nuk i pëlqenin rrobat me të cilat do zbrisnin nga avioni. 

"Unë po punoja në ekonomi-class ndërsa ajo ishte e rezervuar në klasën e parë dhe atje të gjithë kanë kabinën e tyre, por ajo e mbylli derën e saj. Ajo nuk donte që ne ta shihnim, t'i flisnim, as që ta pyesnim çfarë do të konsumonte...pra asnjëlloj komunikimi. Nuk i kushtuam vëmendje. Kur mbërritëm në Dubai, kaloi një çerek, gjysmë ore, 45 minuta, 1 orë dhe nuk po na thoshin që të shkonim të gjithë në hotel. Kur pyetëm pjesën tjetër të ekuipazhit pse ndodhi kjo vonesë, ata na thanë se Jennifer Lopez po ndërronte rrobat dhe nuk ndihej gati të zbriste. Dua të theksoj se nuk ishim avion privat dhe nëse ndonjë pasagjer tjetër do ta bënte këtë gjë, mesiguri do të lajmëronim Policinë,"-tregoi ajo. 

Sigurisht që rrëfimi i vajzës ka bërë xhiron e rrjetit dhe i ka shtuar benzinë flakës së zërave që rrëfejnë eksperiencën e tyre të keqe me këngëtaren./ZËRI

Poll

MOS HUMB