Qytetërim

E vërteta e videos/ Zbulohet i dashuri i ri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla: Ajo vuan për mua!

Nga ana tjetër vetë Fisnik Syla është shprehur se video ka qenë e vjetër dhe e ka publikuar për të ndihmuar këngëtaren.

f.t
E vërteta e videos/ Zbulohet i dashuri i ri i Fjolla Morinës, Fisnik
Fisnik Syla dhe Fjolla Morina

KOSOVË- Teksa së fudmi përflitej për një ribashkim mes këngëtares Fjolla Morina dhe Fisnik Sylës, në fakt e vërteta qëndron ndryshe. Vetë ish-bashkëshorti i saj, Fisnik Syla publikoi një video në ‘Instastory’ ku shihet i shoqëruar nga artistja. Këtyre lajmeve për ribashkimi këngëtarja u reagoi ashpër. Ndërsa për t’i vënë pikat mbi ‘i’ mbrëmë në orët e vona publikoi një moment intim më të dashurin e ri. I dashuri i ri i Fjollës është Ildi Qamo. Fotografinë e Fjollës me Ildin, e ka ndarë vetë vajza e këngëtares.

E vërteta e videos/ Zbulohet i dashuri i ri i Fjolla Morinës, Fisnik
FJOLLA MORINA

Ndërkohë nga ana tjetër vetë Fisnik Syla në një intervistë për 'Abc' është shprehur se video ka qenë e vjetër dhe e ka publikuar për të ndihmuar këngëtaren. Sipas tij këngëtarja po e vuan akoma ndarjen e tyre dhe ka rënë sërish në depresion.

Fisniku: Mua më ka marrë në telefon një familjar shumë i afërt i Fjollës, i cili tha se ajo vuante për mua dhe kishte rënë sërish në depression për mua dhe unë e postova atë video për ti bërë qefin. Ne jemi ndarë dhe secili vazhdon jetën e tij. Ajo video kaqenë e vjetër. Ajo është në gjendje shumë të keqe, ajo e vuan akoma ndarjen dhe nuk dua ta shoh keq dhe të vuajë.

Para pak kohësh, Fjolla Morina, në gjendje të rëndë psikologjike, akuzonte ish-partnerin e saj, Fisnik Sylën se ishte ai personi që i kishte futur armën në çantë teksa kalonin kufirin e Morinës. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin. Pas deklaratave të saj të forta, ofendimeve, akuzave në rrjete sociale ndaj figurave publike, shpesh dhe veprimeve të pakontrolluara, Fjolla u shtrua në spital në mënyrë që gjendja e saj shëndetësore të mbahej nën kontroll./ZËRI

Poll

MOS HUMB