
TIRANË- Një zarf i zi që ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother, ka komunikuar skualifikimin nga loja të aktores Egla Ceno.
Shkak për përjashtimin e Eglës nga loja, janë bërë përplasjet e vazhdueshme që ajo ka pasur me Meritonin dhe Ilnisën, që kulmuan mbrëmjen e djeshme pas spektaklit.
Egla i hodhi dy herë verë në kokë Meritoninin, ndërsa alkooli e preku dhe në sy.
Ndërkohë që vëllai i madh paralajmëroi se do të merret një vendim dhe për Meritonin dhe Ilnisën, që e kanë provokuar vazhdimisht aktoren, duke e përndjekur me sjelljen e tyre.
“Ishte kënaqësi, unë u kënaqa, nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mbajeni veten, unë bëra qejfin tim, për gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë. E ndjej që më doni dhe ju dua, por mos bjeni pre e provokimeve”, u shpreh Egla, përpara se të dilte nga dera e kuqe.
View this post on Instagram
Egla ishte bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother që në nisje të formatit.
/ZËRI