Qytetërim

"Egla është fituese"/ Ledjona sqaron deklaratën që i shokoi të gjithë

Ky moment është transmetuar edhe në shtëpi dhe është parë me habi nga banorët.

a.l
"Egla është fituese"/ Ledjona sqaron deklaratën që
Ledjona Xheladinaj

TIRANË- Pas daljes nga shtëpia e "Big Brother Vip", Ledjonën do ta shohim në studio televizive ku do të rrëfeje për eksperiencën e saj në formatin e njohur. Megjithatë ajo që i shokoi të gjithë ishte një deklaratë e bërë nga ana e saj ku tha se e shikon Eglën si fituesen e këtij edicioni, edhe pse me aktoren ka patur debate të ashpra. Ky moment është transmetuar edhe në shtëpi dhe është parë me habi nga banorët. Mirëpo sot përmes një "Instastory", ish banorja ka sqaruar deklaratën e saj duke thënë se mbështet plotësisht dy miqtë e saj Erjolën dhe Julin duke i uruar fitoren.

"Një deklaratë e imja menjëherë pas daljes nga shtëpia e BBV, ku jap një mendim të ftohtë për Eglën si fituese të mundshme të këtij edicioni të tretë, është interpretuar në forma nga më të ndryshmet. Në lidhje me këtë argument do doja të sqaroj opinionin se përgjigja ishte logjike në raport me lojën e fortë herë-herë agresive që Egla po bën aty brenda. Nëse do të flasim për ndjesi, unë mbështes shumë fort dhe do të doja të dilnin dy fitues, dy personat që kam shumë për zemër në atë shtëpi, Erjolën dhe Julin", shkruan Ledjona në postim. 

"Egla është fituese"/ Ledjona sqaron deklaratën që
postimi i Ledjonës

Teksa mbeti me Ilnisën ‘kokë më kokë’, Ledjona la në mes ëndrrën për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh. Ledjona kishte një biletë kthimi por e pafat./ZËRI

Poll

MOS HUMB