
GREQI- Këngëtarja Eleni Foureira ishte e ftuar në podkastin e Fipster Youtube, e cila foli për origjinën e saj shqiptare dhe pse vendosi ta fshehë në fillim të karrierës së saj. Në rrëfimin e saj, këngëtarja Foureira tha se nuk e kishte për qëllim fshehjen e origjinës së saj, por kishte gjithë kohës frikë nga ajo që priste. Sipas saj, gjithë kohës ia përmendnin, jo për mirë, madje është hasur me racizëm edhe kur ka shkuar për të regjistruar në një studio muzikore.
“Kur isha 20 vjeç dhe erdha në Greqi, mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria, të shanin disi, por nuk e kuptoja pse ndodhte kjo. Duke u rritur kjo m'u bë një gjemb në këmbë. Do të doja të mos kisha përjetuar racizëm që të mos kisha një gjemb dhe të thosha "Djema, unë jam nga Shqipëria". A nuk është super? Fatkeqësisht kjo nuk mund të ishte ndryshe. E kam fjalën për Elenin, e cila në atë kohë sapo kishte nisur karrierën, çfarë stresi kishte. Ajo që kam përjetuar më ka bërë kjo që jam tani. Do të kthehet dikush dhe do të më thotë “Ti që ke turp...”, jo nuk kam pasur turp. Njerëzit janë të hutuar. Kisha frikë nga reagimi dhe zhurma e botës. Do të doja të ndryshonte, jam shumë mirë brenda. Unë do t'i mësoj fëmijës tim atë që ai dëshiron të bëjë dhe të jem krenar për këtë. E kam përjetuar dhe është një ndjenjë shumë e çuditshme. Eleni e vogël nuk kishte guxim ta thoshte në atë kohë. Shkova në një kompani diskografike dhe kur mbylla derën më thanë, hajde tani, shqiptari do të bëjë karrierë,"-tregoi ajo.
Shikoni fragmentin pas orës 30:00: