
SHBA - Goditja nga kriza e ekonomive në mbarë botën e ka bërë të vështirë jetesën për njerëzit, ndërsa e kundërta ndodh me miliarderët e teknologjisë në SHBA, sikundër edhe me oligarkët rusë. Kështu, Elon Musk dhe Mark Zuckenberg, që janë më të pasurit në rruzull janë pasuruar edhe në vitin 2023.
Pasurinë e kanë rritur edhe oligarkët rusë, pavarësisht se Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj tyre, për shkak të luftës në Ukrainë. Nga lista e 500 njerëzve më të pasur në botë, 77 përqind e tyre janë pasuruar, madje disa prej tyre në shuma marramendëse. Elon Musk kryeson në renditjen e më të pasurve në glob, me një pasuri neto që vlerësohet se është 235 miliardë dollarë.
Kompania Meta, pas një viti humbjesh më 2022, ka rikuperuar thuajse të gjitha humbjet në vitin 2023. Në renditjen globale të më të pasurve, kryesojnë meshkujt amerikanë. Francezi Bernard Arnault bën përjashtim, pasi është një i pasur nga një pjesë tjetër e globit dhe posedon pasuri prej 179 miliardë dollarë, që e rriti 17.2 miliardë më 2023.
Nga 500 miliarderët e parë në botë, 189 prej tyre janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 52 miliarderë janë nga Kina dhe vetëm 17 janë britanikë. Mes tyre është edhe Jim Ratcliffe, që bleu aksione të Manchester United./ZËRI/