Qytetërim

Musk shëtit Netanyahun me Cybertruck

CEO i Teslas Elon Musk ka befasuar jo pak kryeministrin izraelit, teksa e shëiti atë me Cybertruck jashtë fabrikës së makinave

D.XH
Musk shëtit Netanyahun me Cybertruck
Elon Musk shëtiti Netanyahun me Cybertruck

KALIFORNI - Drejtori i Teslas, Elon Musk i bëri kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu një turne në fabrikën Fremont, gjatë vizitës që kreu i qeverisë izraelite kishte në SHBA.

Netanyahu dhe bashkëshortja e tij arritën që të shikojnë nga pranë një përmbledhje të prodhimeve të Teslas e disa përmbledhje të makinave elektrike.

Musk shoqëroi çiftin kryeministror izraelit në vendin ku bëhet prodhimi dhe procesi i montimit të makinave elektrike me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Pas kësaj, Musk shëtiti çiftin me mjetin elektrik Cybertruck në pistën e testimit, e cila është jashtë fabrikës.

Netanyahu duket se u nda i kënaqur nga kjo përvojë, pasi u pa teksa bisedonte me Musk pasi përfundoi shëtitjen.

Kjo mund të jetë edhe reklama më e mirë që Musk bëri. Cybertruck është kamionçina e shumëpritur e Tesla-s, e cila ende nuk ka dalë në treg. Pritet që shumë shpejt të nxirret në treg. /Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB