Qytetërim

Erjola Doçi rrëfen periudhën e errët të jetës: Tentova t’i bëj keq vetes, preka fundin

Ajo shton më tej se ka përfunduar në spital për shkak të asaj situate dhe se e vetmja gjë që e penguar që ta finalizojë, ka qenë fytyra e të ëmës që i dilte para syve.

F.m
Erjola Doçi rrëfen periudhën e errët të jetës:
Erjola Doçi

TIRANË- Erjola Doçi, një nga banoret e Big Brother VIP 3 ka treguar se ka tentuar të vrasë veten për shkak të një personi që ka dashuruar në jetë. Në një bisedë me banorin tjetër, Jetmir Salaj, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Erjola tregoi se para dy vitesh ka përjetuar situatën më të vështirë në jetë. Ajo shton më tej se ka përfunduar në spital për shkak të asaj situate dhe se e vetmja gjë që e penguar që ta finalizojë, ka qenë fytyra e të ëmës që i dilte para syve.

Pjesë nga biseda:

Erjola Doçi: Kam tentuar ti bëj diçka vetes time për dikë. Ka qenë shumë e vështirë, e kam parë veten…

Jetmir Salaj: Sa vjeç ke qenë?

Erjola Doçi: Para dy vitesh

Jetmir Salaj: Interesante. Ke dashuruar apo jo?

Erjola Doçi: Po. Është i njëjti person që lidhet me linjën time të jetës. Ta shikosh veten duke prekur fundin në dyert e spitalit është shumë e shëmtuar. Po më dilte vetëm fytyra e mamit

Jetmir Salaj: Normalisht…

Erjola Doçi: Po njeriu ndonjëherë arrin ekstremet për një person që dashuron

Poll

MOS HUMB