
MADRID- Spanja është finalistja e parë e EURO 2024. "Furia Roja" mposhti Francën 2-1 me një përmbysje dhe siguroi kështu biletën e saj për në finalen e Berlinit, e cila do të mbahet të dielën. Kylian Mbappe ishte qartazi i zhgënjyer që nuk arriti të ndihmonte "tricolorët" që të shkonin në finale. Madje pranoi edhe dështimin e tij.
“Në futboll ose je i mirë ose nuk je. Unë nuk isha mirë. Kam dështuar këtë Euro2024. Në futboll ose je i mirë ose nuk je. Unë nuk isha mirë. Kam dështuar në EURO. Kam shumë punë për të bërë. Duhet të punoj shumë për t'u rikthyer shumë i fortë sezonin e ardhshëm,"-tha në prononcimin e tij për mediat.
Gjatë të gjithë ndeshjeve që ka zhvilluar këtë Europian me Francën, duke zhgënjyer kështu fansat që prisnin shumë prej tij./ZËRI